Sllovakia do të shpallë sërish një gjendje të jashtëzakonshme këtë javë për të luftuar pandeminë e COVID-19, tha sot kryeministri sllovak Igor Matoviç, pas një rritje të mprehtë të rasteve të infektimit me virusin.

“Situata është jashtëzakonisht serioze dhe unë besoj se ne duhet të marrim vendime shumë themelore dhe shumë të guximshme”, deklaroi ai.

Masa pritet të miratohet nga qeveria të mërkurën dhe, nëse miratohet, do të jetë masa e dytë e tillë që nga fillimi i pandemisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb