Recete nga znj Eneida
Përbërësit

100 gr çokollatë
100 gr gjalp
2 vezë të plota
2 të verdha veze
120 gr sheqer
100 gr miell
2 lugë kakao
Pak sheqer pluhur

Përgatitja
Në banjo mari shkrijmë çokollatën me gjalpin.
Në një tas rrahim vezët me sheqerin deri sa të zbardhen dhe të bphen shkumë, dhe shtojmë çokollatën. Sitim miellin dhe e trazojmë mirë.
Tavën e lyejmë me gjalp dhe e spërkasim me kakao. Hedhim masën e përgatitur dhe e pjekim në 160 gradë për 20 min. 
E spërkasim nga lart me sheqer pluhur dhe e servirim të ngrohtë me akullore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb