Kryeministri Edi Rama është ndalur sot për një inspektim në kantierin e ndërtimit të shkollës “Sami Frashëri” përgjatë Bulevardit Zogu i I.

Gjatë kësaj vizite në kantier, Rama nuk i kurseu ironitë për rivalin e tij, Lulzim Basha, pasi u prezantua me inxhinieren e kësaj vepre, që e kishte emrin ‘Luli’.

PJESË NGA BISEDA
Edi Rama: Luli quhesh ti?
Inxhinierja: Po, atëherë. Shkolla ka 6700 metër…
Edi Rama: I kemi parë këto zemër, na trego ndonjë gjë tjetër
Inxhinierja: Kemi katin përdhesë që janë klasa të ndryshme, klasa mësuesish dhe palestrën. Kemi klasa të tjera që do të jenë vetëm klasa.

Arben Ahmetaj: Palestrën e kanë menduar se njëra anë është nga rruga, gati olimpike.
Edi Rama: Lulo bravo lulo, shyqyr nga doli një Lul që punon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb