Ka shkuar në 44 të vdekur, 19 të zhdukur, 12 të plagosur dhe pothuajse 17 mijë të mbetur pa shtëpi bilanci i stuhisë së fuqishme që ka goditur prej të enjtes shtetin brazilian jug-lindor të Minas Gerais, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Lajmin e kanë bërë me dije dje autoritetet lokale. Instituti meteorologjik kombëtar ka folur për reshjet më të larta të shiut që nga fillimi i matjes së nivelit të reshjeve 110 vjet më parë.

Shirat nga dje kanë filluar të rrallohen. Presidenti i vendit Jair Bolsonaro, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Indi, ka siguruar qytetarët e tij që qeveria do bëjë gjithçka për të të përballuar këtë situatë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb