Të paktën 11 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi një autobus u përpals kokë më kokë me një furgon në shtetin qendror-perëndimor të Brazilit, Mato Grosso, në kufi me Paraguajin dhe Bolivinë.
Hetimet fillestare treguan se dy automjetet u përplasën në qytetin Sorriso, në veri të Mato Grosso, sepse shoferi i autobusit ra në gjumë në timon, tha agjencia për shtypin lokal.
Rreth 45 persona po udhëtonin në autobusin e nisur për në Sinop, rreth 500 kilometra larg.
Drejtuesi i autobusit ndodhej në gjendje të rëndë, ndërsa drejtuesi i furgonit ka pësuar vetëm lëndime të lehta.