Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro emëroi sot një gjeneral të Ushtrisë si ministër të përkohshëm të Shëndetësisë, pasi dy ministrat e mëparshëm dhanë dorëheqjen, për shkak të mospajtimeve me mënyrën e tij të përballimit të situatës së koronavirusit të ri.

Sot u publikua dekreti që njoftoi emërimin e Eduardo Pazuello-s.

Pazuello kishte punuar jozyrtarisht si ministër i përkohshëm i Shëndetësisë, pas dorëheqjes nga ky post i Nelson Teich, më shumë se dy javë më parë.

Bolsonaro tha se ai pret që gjenerali, i cili nuk ka përvojë të mëparshme në politikën e shëndetësisë, të qëndrojë gjatë në krye të ministrisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb