Gjashtë persona vdiqën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta që goditën Rio de Zhaneiron duke përmbytur shumë lagje, njoftuan sot autoritetet braziliane.

Bilanci zyrtar, i cili fillimisht raportonte për pesë të vdekur u përshkallëzua pasi forcat zjarrfikëse konfirmuan se kishin gjetur një tjetër person të pajetë në një autobus të përmbysur nga rrëshqitjet e tokës.

“Ne kemi një numër të madh zonash në rrezik në qytetin tonë, toka është e tejngopur me ujë nga rreshjet intensive të regjistruara gjatë natës dhe i trembemi rrëzimit të pemëve apo rrëshqitjeve të tokës. I bëjmë thirrje popullsisë të largohet nga zonat në rrezik’’, thekson kryebashkiaku i Rios, Marcello Crivella.

Ai dekretoi gjendjen e emergjencës, duke rritur gjendjen e alarmit në nivelin më të lartë, si dhe zi zyrtare tre ditore në qytetin me gjashtë milionë banorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb