Joao Doria, guvernatori i Sao Paulos, shteti më i prekur nga pandemia e koronavirusit në Brazil, njoftoi sot se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Fatkeqësisht jam kam rezultuar pozitiv, jam i sëmurë me koronavirus. Jam plotësisht asimptomatik, ndihem mirë, do të shkoj në shtëpi dhe do të ndjek protokollin mjekësor të kontrollit për dhjetë ditët e ardhshme”, tha guvernatori në një video të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.

Aktualisht, 11 nga 27 qeveritarë janë infektuar me COVID-19, në veçanti në shtetin e Rio de Janeiro-s, i dyti më i prekur në Brazil, ku pandemia ka vrarë më shumë se 103 000 persona.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb