BRAZIL- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një autobus është përplasur me një kampion cisternë dhe për pasojë 7 persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur përgjatë autostradës BR-316 në afërsi të komunave Lagoa, Piauí dhe Monsenhor Gil. Si pasojë e këtij aksidenti të dy mjetet janë përfshirë nga flakët. Siç raportojnë mediat vendase 7 viktimat janë djegur plotësisht, ndërkohë që 3 persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë kanë marrë plagë të rënda.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: