BRAZIL

Vdes në moshën 37-vjeçare modelja braziliane Caroline Bittencourt. Ajo po bënte një shëtitje me barkë në zonën e Ilhabela, në brigjet e San Paolo. Gruaja ishte në shoqërinë e bashkëshortit Jorge Sestini dhe me të në barkë ishin edhe qenushët e saj, të cilët përfunduan në ujë, për shkak të motit të keq. Ajo është zhytur teksa tentonte t’i shpëtonte kafshët.’

“Bashkëshorti, -ka treguar për shtypin lokal Can Saad- se është hedhur direkt në det. E pashë të zhytej por nuk munda të bëj asgjë. Mu desh të notoja për tre orë përpara se të arrija në tokë’. Pas kërkimeve të vazhdueshme, trupi pa jetë i Caroline është gjetur në plazhet e Cigarras, në qytetin e Sao Sebastiao.

Shumë mesazhe ngushëllimi nga fansat e modeles në rrjetet sociale. Caroline kishte bërë të flisnin shumë për të në 2005 kur, gjatë martesës së ish futbollistit të Inter Ronaldo Nazario dhe Daniella Ciccarelli, u largua nga ceremonia sepse nusja nuk e donte. Modelja kishte një vajzë 17 vjeçare, që e kishte nga një lidhje e mëparshme.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb