Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një shkëmbi u shemb mbi varka, në një liqen në Brazil. Tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit.

Të paktën një nga varkat duket se është mbytur, ndërsa të tjerat kanë arritur të shpëtojnë. Shembja ndodhi në orën 11:00 me orën lokale (14:00 GMT) pas një dite me reshje shiu në shtetin Minas Gerais, të cilat i kishin bërë shkëmbinjtë më të ndjeshëm ndaj shembjes, u thanë gazetarëve zyrtarët lokalë.

Tre anije u goditën nga shkëmbi i rënë, u tha gazetarëve toger Pedro Aihara. Nga 32 të plagosurit, nëntë persona ndodheshin në spital. Zhytësit dhe helikopterët po kërkojnë në ujë për ndonjë të mbijetuar.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb