Brazil-Një përqafim i zgjatur dhe shumë impresionues i një të sapolindure, e cila nuk do të shkëputet nga nëna e saj. Këto janë momentet e para në jetë të Agata Ribeiro Coeplho, e cila ka lindur me operacion, dhe është xhiruar në spitalin e Santa Monica, në Brazil, vetëm pak minuta pasi kishte ardhur në jetë.

‘Ishte një moment i papërshkueshëm kur vajza ime më ka përqafuar për herë të parë’, ka thënë nëna e saj Brenda Coelho De Souz, 24 vjec, duke folur për kontaktin e parë me të voglën Agata, e cila nuk do të shkëputet prej saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb