Brazili gjatë 24 orëve të fundit raportoi 631 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 72.100 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend.

Po ashtu 24.831 infeksione të reja u konfirmuan në mbarë vendin e Amerikës Latine, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 rritet në mbi 1.86 milionë.

Brazili është vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia COVID-19 dhe vlerësohet si epiqendër e shpërthimit në Amerikën Latine.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili së fundmi kontraktoi virusin COVID-19, është akuzuar për nënvlerësimin e kërcënimit nga koronavirusi.

Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, COVID-19 në mbarë botën ka marrë pothuajse 570 mijë jetë njerëzisht.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pothuajse 13 milionë raste janë konfirmuar në të gjithë botën, me SHBA-të, Brazilin, Indinë dhe Rusinë të cilat aktualisht janë vendet më të prekura.

Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma e të gjithë personave të infektuar me virus në të gjithë botën janë shëruar, gjegjësisht mbi 7.11 milionë pacientë kanë fituar betejën kundër COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb