Në Brazil, pezullohet ekstradimi drejt Italisë i bosit 56-vjeçar të Ndrangheta Rocco Morabito, i konsideruar si një nga trafikantët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të drogës në botë. Sipas burimeve të shtypit, shkak është bërë ekzistenca e një urdhër arresti të paraqitur në Sao Paulo.

Ministria e Drejtësisë më pas informoi Gjykatën e Lartë Federale (Stf) se kishte pezulluar ekstradimin e Morabitos për hapjen e mundshme të një procedimi kundër tij nga drejtësia braziliane.
Më 24 qershor, Gjykata e Lartë kishte hedhur poshtë ankesën e fundit të avokatëve të Morabitos dhe gjyqtari i gjykatës më të lartë, Cármen Lúcia, kishte urdhëruar ekstradimin në Itali brenda një muaji. Nënsekretari brazilian i Drejtësisë, Josè Vicente Santini, kishte autorizuar fillimisht në emër të qeverisë federale dorëzimin e shefit tek autoritetet italiane, pasi nuk kishte marrë asnjë raport për procese gjyqësore në pritje kundër tij.

Por më 27 qershor, policia federale i komunikoi Ministrisë së Drejtësisë praninë e një urdhër-arresti të përkohshëm kundër Morabito në shtetin e Sao Paulos dhe kjo e shtyu Santinin të bllokonte procesin e ekstradimit.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb