BRAZIL-Rreth 300 njerëz janë mbledhur për të shpëtuar jetën e një këlyshi balene, që kishte ngecur pranë brigjeve të Rio de Janeiro, në Brazil.

Gjitari kishte mbetur për rreth 24 orë në breg dhe falë ndërhyrjes së banorëve të zonës është bërë i mundur shpëtimi i saj.

Një kanal i hapur në plazh ka lejuar balenën e vogël të lëvizte për tu larguar më pas.

Balena pasi ka hyrë në thellësi më të madhe ka tundur bishtin si për të përshëndetur të gjithë ata që e ndihmuan.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: