Brazili është në zi për vdekjen e parakoheshme të Kaio Felipe Santos Silvës, futbollistit 21-vjeçar të Indipendente Limeiras, skuadër e Serisë B të kampionatit paulist. Ka qenë vetë klubi ai që ka dhënë njoftimin në Facebook.

Sipas shtypit brazilian, anësori i majtë po luante me balonën e tij kur ajo ra në kabllot e tensionit të lartë. Shkarkimi elektrik ishte fatal për të riun.

“Me dhimbje Indipendente Futebol Clube ju njofton ndarjen nga jeta të lojtarit Kaio Felipe. I shprehim famlijes dhe miqve ngushëllimet e sinqerta”, lexohet në postim.

Në sezonin e ndërprerë prej koronavirusit, lojtari i pafat kishte luajtur 22 ndeshje dhe kishte shënuar gjashtë gola.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb