ITAITUBA – Një autobus u zhduk në një gropë të madhe të hapur befas në mes të një rruge pranë qytetit Itaituba në Brazil dje. Shembja e rrugës ndodhi për shkak të shirave të dendur dhe gërryerjes së anëve të saj nga lumi.

Automjeti u fundos në gropën e madhe dhe përfundoi në lumë, i rrëmbyer nga ujërat e rrëmbyeshme nëntokësore para se një makinë me rimorkio të arrinte ta mbante.

Fatmirësisht, pasagjerët ishin zbritur më parë nga autobusi dhe filmimi u bë nga njeri prej tyre.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: