BRAZIL – Në pritje të ndonje oferte për të luajtur, Adriano Leite Ribeiro kalon kohën në mënyrë mjaft argëtuese. Sipas faqes braziliane, Extra, futbollisti prenotoi një motel të tërë në jug të Rio de Janeiro, ku organizoi një festë të nxehtë me 18 prostituta. Në mëngjes ai pagoi 30 mijë euro, 1200 euro për çdo prostitutë.
Adriano si futbollist jan humbur gjurmët që prej prillit 2014, kur ai luante me skuadrën e Atletico Paranaense, por edhe atje nuk bëri ndonjë bujë të madhe.
Vitet e fundit është dëgjuar më shumë për një Adriano që shkon sa në një festë në tjetrën sesa si një futbollist.
Punonjësit e “Motel Vip”, në Avenida Niemeyer thanë se futbollisti u paraqit atje me 30 mijë euro në xhep. Por besojmë se në shpi u kthye u kthye me xhebat bosh.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: