Numri i infeksioneve të koronavirusit në Brazil ka tejkaluar shifrën e katër milionë personave, raportojnë të dhënat zyrtare.

Vendi më i madh dhe më i populluar në Amerikën Latine regjistroi një rritje prej 43 773 rastesh të virusit në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në 4 041 638.

Të paktën 834 persona të tjerë kanë vdekur nga Covid-19 që nga e mërkura duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 124 614.

Amerika Latine aktualisht është një nga pikat e nxehta globale të pandemisë.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ishte infektuar me virusin, vazhdimisht ka refuzuar kufizimet dhe masat mbrojtëse për arsye ekonomike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb