Përfunduan edhe ndeshjet e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit në Amerikën e Jugut. Në fakt, katër skuadrat e para ishin mësuar më herët: Brazili, Argjentina, Uruguaj dhe Ekuadori.

Mbetej vetëm vendi i pestë që të çon në play-off, pozicion që e merr Peruja, teksa fitoi 2-0 në shtëpi kundër Paraguajit. Golat u shënuan nga ish-sulmuesi i Milanit, Xhanluka Lapadula dhe Jotun. E pafat Kolumbia, që edhe pse fitoi me shifrat minimale 0-1 në transfertë ndaj Venezuelës, mbeti jashtë Botërorit.

Brazili fitoi me “poker” 0-4 ndaj Bolivisë në transfertë. Golat u realizuan nga Paketa, Riçarlison dy herë dhe Guimaraesh. “Seleçao” i mbyll këto kualifikuese në vendin e parë në kuotën e 45 pikëve pa asnjë humbje, 14 fitore dhe tre barazime.

Argjentina “ngeci” në barazim 1-1 ndaj Ekuadorit në transfertë. Goli u realizua nga Alvarez për skuadrën e Skalonit, ndërsa barazimi erdhi në sekondat e fundit në minutën e 90+3′ nga Valencia. Argjentina u rendit në vendin e 2-të, ndërsa Ekuadori në vendin e 4-t. Në të tretin u ngjit Uruguaji, që ka triumfoi 0-2 ndaj Kilit në transfertë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb