Brazili është shndërruar në një vend “epiqendër të koronavirusit”, edhe pse më herët nuk ishte i tillë.

Vetëm në 24 orët e fundit, në Brazil janë regjistruar si të infektuar me Covid-19, mbi 11 mijë individë.

Gjithsej Brazili deri tashmë ka 208 031 persona të infektuar me virus, ndërsa të vdekur nga Covid-19 ka 14 267 persona.

Në mënyrë befasuese, Brazili është bërë vendi i gjashtë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Brazili është edhe vendi me më shumë të prekur nga koronavirusi në Amerikën Latine.

(d.xh// Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb