Teksa Brazili është ‘pushtuar’ nga turmat e rebelëve që kanë mbushur institucionet e pushtetit, ish-udhëheqësi i tij Jair Bolsonaro është dërguar me urgjencë në spital me dhimbje barku.

Turma të mbështetësve të tij fanatikë u dyndën për të brohoritur presidentin e tyre të rrëzuar pasi u shfaq një imazh i tij i lidhur me makineritë jetësore në një shtrat spitalor në SHBA.

Adhuruesit kanë udhëtuar ditët e fundit në banesën e tij momentale për një shans për ta parë atë përsëri.

“Unë gjithmonë do ta mbështes atë,” tha 31-vjeçari Rafael Silva, i cili u largua nga Brazili tetë vjet më parë dhe tani instalon dysheme në Florida qendrore, ku qëndronte jashtë shtëpisë me qira të Bolsonaro të hënën. Ai ishte më i miri për vendin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: