Brazili ka rivendosur lidhjet e tij diplomatike me Kinën, partnerin më të madh tregtar, me një vizitë shtetërore të premten, ku vendet ranë dakord të rrisin investimet dhe bashkëpunimin në teknologji dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndërsa nxitën bisedimet e paqes në Ukrainë.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dhe disa nga ministra të tij nënshkruan marrëveshjen me presidentin Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë kinezë në Pekin, raporton Reuters.

Xi tha se Kina i ka bërë marrëdhëniet me Brazilin një prioritet diplomatik dhe të dy vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin në disa sektorë duke përfshirë bujqësinë, energjinë dhe ndërtimin e infrastrukturës.

“Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Kinën, një marrëdhënie që çdo ditë bëhet më e fortë,” tha Lula para takimit të tij me Xi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: