Fitorja e pastër 3-0 kundër Paraguajt dhe humbja e Uruguajt kundër Perusë me rezultatin 2-1 kanë bërë që Brazili të jetë skuadra e parë e kualifikuar e Botërorit Rusi 2018 që do zhvillohet në Rusi. Sigurisht duke mos llogaritur vendin organizator që merr pjesë direkt në finalet e Kupës së Botës.

Neymar me shokë nuk e patën të vështirë të fitonin ndeshjen e 9-të në 9-të takimet fundit duke dhuruar edhe spektakët para të pranishmëve që pas asaj humbjeje turpëruese 1-7 kundër Gjermanisë në Botërorin e fundit të zhvilluar në vendin e tyre duket se iu është kthyer besimi tek Kombëtarja e tyre.

Pas 14 takimeve në grupin e Amerikës së Jugut, 5-së herë fituesit e trofeut më prestigjoz dhe të rëndësishëm në botë renditen në vendin e parë me 33 pikë, 10 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb