BRAZIL

Brazili është në emergjencë nga COVID-19 pasi vetëm gjatë marsit vdiqën plot 66 mijë e 570 pacientë, më shumë se dyfishi i një muaji më parë.
Sistemi shëndetësor është në kolaps teksa krizën më të madhe po e vuan Presidenti Jair Bolsonaro dhe mënyra se si ai po e menaxhon situatën.

Jo vetëm vdekjet, por edhe infektimet në Brazil njohin vetëm rritje teksa varianti i cili po qarkullon në vendin amerikano-latin po bën të vetën.

Kjo ka shkundur edhe institucionet, pasi shefat e ushtrisë, marinës dhe forcave ajrore u dorëhoqën për shkak të indicieve të Bolsonaros për të ndërhyrë tek to.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb