Sulmi të jep fitoret, ndërsa mbrojtja titujt”, thotë një aforizëm i vjetër futbollistik. Këtë, me sa duket, e ka kuptuar më së miri edhe Adenor Leonardo Baki, i njohur ndryshe si Tite, trajneri i Brazilit që në “Rusi 2018” do të kërkojë titullin e gjashtë kampion. Që nga ardhja e 57-vjeçarit në qershor të 2016-ës, “Seleçao” ka pësuar vetëm pesë gola në 20 ndeshje.

Nën drejtimin e tij, Nejmar me shokë janë shumë më solidë në mbrojtje pavarësisht se cilësia ofensive është e nivelit shumë të lartë. Në një analizë të “O Globo”, vihet re se ndryshimet nën “regjimin” e Tites kanë qenë të limituara, por të një rëndësie shumë të madhe.

Taktika – Faktori i parë është porta. Alison ka qenë një bast i fituar i Romës, por edhe i trajnerit aktual, në drejtimin e të cilit gardiani në fjalë është mposhtur vetëm tri herë në 16 takime si titullar. Meritat pa dyshim i takojnë atij, por edhe interpretimit të fazës mbrojtëse nga ana e Mirandës dhe gjithë pjesës tjetër të ekipit.

Mbrojtësi i Interit është një kolonë e padiskutueshme, teksa pranë tij kanë luajtur Markinjos e më pas Tiago Silva, por rezultatet kanë qenë gjithnjë të njëjta, me Brazilin që fiton, argëton dhe më e rëndësishmja pëson pak për të mos thënë aspak. Edhe Kasemiro i sezoneve të fundit ka një rol thelbësor në skemat e “Seleçaos”. Mesfushori i Realit është një magnet topash, pasi përveçse thyen sistematikisht sulmet rivale, jep edhe një kontribut me vlerë në goditjet standarde, dublimin e rivalëve dhe vizionin e lojës.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/brazili-nje-bunker-per-titullin-15-ndeshja-pa-pesuar-nen-drejtimin-e-tites/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: