Prodhuesi dhe eksportuesi kryesor në botë i kafesë, Brazili parashikon një prodhim historik prej 63,08 milionë thasë 60 kilogramëshe këtë vit, më shumë 27,9% nga 2019, tha sot Kompania kombëtare e Furnizimit (Conab)

Performanca e këtij viti është kryesisht për shkak të ciklit pozitiv dyvjeçar agronomik të varietetit “arabica”, që aktualisht përfaqëson 77% të kafesë së prodhuar në Brazil.

Këtë vit, Brazili pritet të prodhojë 48,77 milionë thasë të këtij varianti, 42,2% më shumë se vitin e kaluar dhe 2,7% më shumë se në 2018.

“Investimi në teknologji dhe kushtet klimatike të favorshme, gjithashtu, kanë kontribuar në këtë rritje të prodhimit”, shpjegoi Conab.

Brazili ka rritur edhe eksportet e tij të kafesë: midis korrikut dhe nëntorit, 19,8 milionë thasë u eksportuan, 15% më shumë se në të njëjtën periudhë në 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: