Shifra në rritje sërish nga Brazili. Ministria e Shëndetësisë së Brazilit konfirmoi se në 24 orët e kaluara janë infektuar 45,961 persona të tjerë me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 533 pacientë.

Sic raportojnë mediat, në Brazil, 3,908,272 njerëz janë infektuar me virusin që nga fillimi i pandemisë globale ndërsa 121,381 kanë humbur betejën me virusin.

Kujtojmë se Brazili renditet i dyti në botë, pas Shteteve të Bashkuara, me numrin më të madh të të infektuarve dhe të vdekurve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: