BRAZIL

Brazili regjistron shifër rekord infektimesh dhe të vdekurish nga COVID-19. Në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 983 humbje jetë nga koornavirusi, duke e çuar në 129,522 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë.

Edhe rastet e reja janë mjaft të larta plot 40.557 në 24 orë duke shkuar në total 4,238,446 persona të infektuar raporton Cnn.

Brazili është në vend të tretë në botë për sa i përket numrit të të infektuarve,ndërsa për numrin më të madh të vdekjeve është në vend të dytë.

SHBA-ja është e para në listë me 6,397,227 të infektuar nga të cilët kanë ndërruar jetë 191,789 perona. Më pas është India me 4,562,414 të prekur me COVID-19 nga të cilët kanë vdekur 76,271 persona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: