Vendet e BRICS thanë se mbështesin bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës në një deklaratë të përbashkët të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit të enjten.

Vendet e BRICS përfshijnë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.

“Ne kemi diskutuar situatën në Ukrainë dhe rikujtojmë qëndrimet tona kombëtare siç janë shprehur në forumet e duhura, përkatësisht në OKB [Këshilli i Sigurisë] dhe OKB [Asambleja e Përgjithshme]. Ne mbështesim bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

“Ne kemi diskutuar gjithashtu shqetësimet tona për situatën humanitare në dhe rreth Ukrainës dhe shprehëm mbështetjen tonë për përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Agjencive të OKB-së dhe KNKK-së për të ofruar ndihmë humanitare në përputhje me parimet themelore të humanizmit, neutralitetit dhe paanshmërisë të vendosura në Rezoluta 46/182 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shtuan ata.

Samiti i BRICS, i organizuar nga Pekini, shënon forumin e parë ndërkombëtar të presidentit rus Vladimir Putin me krerët e tjerë të ekonomive të mëdha që kur ai filloi pushtimin e tij në Ukrainë në shkurt.

Që nga fillimi i pushtimit rus, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka treguar se ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime të drejtpërdrejta me Putinin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb