BRAZILIA

Brazili është duke shënuar raste rekord të personave të infektuar me koronavirus dhe viktimave.

Deri tani, në Brazil kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 157 981 njerëz.

Numri i të infektuarve për shkak të Covid-19 në Brazil deri tashmë ka shkuar në 5 440 903 persona.

Fillimisht, numër më të madh të personave të infektuar me koronavirus kishin shtetet perëndimore, por tashmë edhe vende të tjera, sidomos të varfra, kanë regjistruar shifra të larta të njerëzve të infektuar me Covid-19.

Shteti me më shumë të infektuar për shkak të virusit vazhdon të jetë SHBA, me mbi 9 milionë njerëz që janë diagnostikuar me Covid-19.

Pas SHBA-ve, më shumë të infektuar për shkak të koronavirusit ka India, pasuar nga Brazili, Rusia, Franca, Spanja, Argjentina, Kolumbia, Mbretëria e Bashkuar, Meksika, Peruja etj.

Shumë shtete europiane kanë aplikuar shtet-rrethimin në orët e vona të natës, me qëllim parandalimin e virusit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb