SAO PAOLO

Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka konfirmuar se në këtë shtet janë shënuar deri tashmë 22 666 viktima nga koronavirusi në total, ndërsa në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 653 njerëz.

Brazili deri në  këto momente ka 363 211 raste të konfirmuara me koronavirus. Vetëm që nga e shtuna, janë shtuar 15 813 raste të reja, njoftoi MSH e këtij vendi, raporton Reuters.

Sipas raporteve zyrtare, SHBA është shteti më i prekur nga Covid-19, pasi kanë më shumë se 1.6 milionë individë të infektuar me virus, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar gati 100 mijë persona.

(Dionis Xhafa/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb