Kombëtaret të cilat nuk janë të angazhuara për eliminatoret e Botërorit kanë shfrytëzuar datat e lira nga FIFA për të organizuar miqësore që vlejnë për përgatitjet e kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik verën e ardhshme.

Brazili në orën 13:00 në miqësoren kundër Japonisë ka triumfuar me rezultatin 1-3. “Seleçao” e cila nuk ka zbritur në fushë me formacionin më të mirë ka mbyllur llogaritë që në pjesën e parë. Neymar para se të gabonte një 11-metërsh, kishte realizuar një tjetër pak minuta më parë kur zhbllokoi në të 10-ën. Më pas Marcelo 7-të minuta më pas do realizonte një supergol me të djathtën nga jashtë fushe, këmba e tij jo e preferuar.

Radhën do t’a kishte sulmuesi i Man.City-t Gabriel Jesus për të trefishuar avantazhin para se Makino në pjesën e dytë për vendasit të vuloste shifrat përfundimtare të takimit. Ndeshja e ardhshme për Brazilin është të martën me datë 14 në një miqësore prestigji kundër Anglisë.

Kolumbia e cila arriti të siguronte pjesëmarrjen në Botëror vetëm në ndeshjen e fundit të grupit është mposhtur sot nga Korea e Jugut me rezultatin 2-1.

Edhe pse një miqësore kjo humbje tregon se skuadra surprizë e “Brazil 2014” nuk gëzon të njëjtën formë para Botërorit i cili sa vjen e afrohet. Të dy golat e Koresë u shënuan nga sulmuesi i cili aktivizohet me Tottenham në “Premier League”, Heung-Min Son, ndërsa goli i vetëm i Kolumbisë është shënuar nga mbrojtësi i Milan, Christian Zapata.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb