Më 2 janar, në Santos, në Brazil, në stadiumin Urbano Caldeirda, do të nisin homazhet në nderim të Pele, legjendës së futbollit botëror që u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Trupi i Pele do të dalë nga spitali Albert Einstein për s ‘postuar në stadium. Më 3 janar, të martën, kortezhi do të kaloj në rrugët e Santos ndërsa më pas do të zhvillohet një ceremoni private me familjarët e tij.

322667332 901070394395834 575742671043110847 N
322667332 901070394395834 575742671043110847 N

Klubi i tij Santos ka njoftuar se homazhet në nderim të Pele do të zhvillohen në stadium ku arkivoli do të vendoset në qendër të fushës. Presidenti i Brazilit, Bolsonaro ka zyrtarizuar 3 ditë zie në nderim të Pele.

Peleeeee
Peleeeee

Homazheve në nderim të Pele i është bashkuar edhe FIFA që ka njoftuar se në të gjithë botën ku luhet futboll do të mbahet një minutë heshtje në nderim të Pele: “Deri sa të luhet futboll Pele do të kujtohet dhe do të na mungojë”, lexohet ndër të tjera në njoftimin e FIFA-s. Këtë javë dhe atë të ardhshëm do të mbahet një minutë heshtje në çdo fushë që do të luhet futboll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: