Qendrat e votimit u hapën të dielën në Brazil për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat kandidati i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro shihet si favorit përballë rivalit të tij të majtë, Fernando Haddad.

Dy sondazhet e fundit të shtunën në mbrëmje parashikojnë një fitore të Bolsonaro me 54% deri në 55% të votave.

Nga ana tjetër Haddad, që zëvendëson ish-presidentin e burgosur Lula, parashikohet të marrë 46-45% në përfundim të këtyre zgjedhjeve shumë të polarizuara në fuqinë më të madhe të Amerikës Latine.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb