Vëmendja për Neymar po rritet çdo ditë e më shumë pasi Botërori është afër dhe tifozët e Brazilit, por jo vetëm, i kanë sytë te ai. Futbollisti ka kaluar një dëmtim jo të lehtë duke qëndruar për 3 muaj jashtë fushave, por në një intervistë të fundit ka deklaruar se ai së bashku me Jesus dhe Coutinho-n janë gati të fitojnë Botërorin e 6 për ‘seleçaon’.

Për “ESPN Brasil” futbollisti i paris SG ka folur edhe për një çështje tjetër, dëshirën që një ditë të stërvitet nga Guardiola.

“Gjithmonë kam dashur të punoj me Guardiolan. Kur mbërrita në Barcelonë, ai u largua. Unë me të vërtetë dua të punoj me të”. Neymar iu bashkua francezëve nga Barcelona në gushtin e kaluar, për shifrën rekord të 222 milionë eurove, por tashmë është lidhur fort me një rikthim në La Liga, te rivalët e mëdhenj të ish-klubit të tij, Real Madridi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb