Ylli i futbollit brazilian Ronaldinho do të shkojë së shpejti në Pakistan, për të promovuar këtë sport në “tokën e cricket”, është bërë e ditur të martën.

Vizita e tij organizohet nga Leisure Leagues, organizëm me qendër në Angli, që merret me turnete e ekipeve me nga 5–7 lojtarë.

“Po, konfirmoj se Ronaldinho do të vijë në Pakistan dhe detajet do të bëhen publike sa më shpejt”, deklaroi për AFP Shahrukh Sohail, një drejtues i Leisure Leagues në Pakistan.

Ronaldinho, 36 vjeç, e ka njoftuar vizitën e tij nëpërmjet një video publikuar në Twitter, ku deklaronte: “Pakistan, po vij”.

Ekipi kombëtar i futbollit të Pakistanit është në vështirësi dhe ndodhet në vendin e 198-të në klasifikimin e FIFA-s.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: