Brazili vijon me ecurinë e fitoreve dhe mbetet i pathyer prej gati 40 ndeshjesh. Të besuarit e teknikut Tite triumfuan minimalisht 0-1 në miqësoren e zhvilluar në Tokyo, përpara 63,638 spektatorëve.

Një sfidë e dominuar nga brazilianët të cilët dominuan në çdo aspekt, por vuajtën mungesën e finalizimit në disa momente, mungesën e fatit, por edhe gatishmërin e portierit vendas, Gonda.

Në minutën e 75-të, Richarlison ishte protagonist, pasi sulmuesi u ndal në mënyrë të gabuar nga mesfushori Endo, i cili shkaktoi një penallti, të cilën e përktheu në gol Nymar. Sulmuesi 30-vjeçar realizoi golin e vetëm të sfidës, duke përmirësuar edhe numrat personal me kombëtaren, pasi prek koutën e 74 golave, 3 më pak se legjenda Pele.

Por ajo që spikati sot ishte e ndaluar të këndosh. Fjalë për fjalë. Faji i Covid-19, një virus që është zbehur disi kohët e fundit, por në Azi po e marrin ende seriozisht, ashtu si nja dy vite më parë, kur filloi gjithçka. Dhe kështu, edhe futbolli vuan sërish nga disa kufizime.

Gati 64.000 tifozë që shkuan në stadiumin kombëtar të Tokios për ndeshjen kundër Brazilit u detyruan të respektojnë rregullin deri në gërmë. Gjatë lojës, siç thuhet në një nga njoftimet e ekspozuara në kolonat dhe muret e stadiumit, “është e ndaluar të brohoritni me zë të lartë, të këndoni në kor ose të vërshëlleni me gishta për të mos favorizuar përhapjen e Covid-it”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: