Duket se ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, nuk e ka harruar ekipin shkodran dhe këtë e ka shprehur në një intervistë për “Kicker” në Gjermani, i cili thekson se e “zgjoi” skuadrën nga një gjumë letargjik.

Tani ka nisur të kalojë ajo periudha e surprizës së parë. Kur punon me shumë përkushtim, një shkarkim i tillë të trondit. Mendoj se ja dola ta zgjoja ekipin nga një gjumë letargjik. Theksoj se në sezonin e kaluar ne luajtëm në kualifikueset e Europa Ligës. Do të më pëlqente shumë të kisha mundësinë për të mbrojtur trofeun e Kupës së Shqipërisë. Megjithatë djemtë janë në finale dhe unë i kam gishtat e kryqëzuar për ta”, u shpreh Brdariç.

Gjithashtu tekniku foli edhe për të ardhmen e tij, ku theksoi se ndihet gati dhe i freskët për një aventurë të re dhe pse jo brenda në Gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: