Futbolli shqiptar ngre siparin të shtunën në orën 19:00 me finalen e Superkupës. Kampionia në fuqi Teuta dhe fituesja e Kupës Vllaznia do të përballen në “Elbasan Arena” për të diskutuar trofeun e parë sezonale.

Në kampin shkodran janë të karikuar për ta nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë e thotë edhe trajneri Thomas Brdaric:

“Ne e dimë shumë mirë kush është Teuta. Ai është një ekip që ka fituar kampionatin vitin e kaluar dhe ne jemi shumë të motivuar për të marrë maksimumin nga ndeshja.

Ne do mundohemi të jemi në gjendjën më të mirë nesër, të japim maksimumin dhe në fund tifozët tanë të jenë më se krenar për përformancën që ne do të bëjmë. Padyshim që do të ketë ndryshime.

Vitin e kaluar ne patëm një përformancë mjaft të mirë por këtë vit do të jetë ndryshe dhe gjithsesi të jemi gati. Padyshim që loja jonë do të ndryshojë, do mundohemi të japim të njëjtat paraqitje.

Titulli i humbur? Dhemb pak akoma, por është një kapitull i ri. Të gjithë tifozët do kenë një ndeshje mjaft të bukur nesër, tifozët e futbollit shqiptar. Mund të themi që do të përballen dy nga ekipet më të mira të vitit të kaluar, që sigurisht do të jenë prentendente dhe sivjet.

Sigurisht të gjithë do të kenë çfarë të shohin, por ne do mundohemi që tifozët e Vllaznisë t’i bëjmë sa më të lumtur. Me sinqeritetin më të madh, jam shumë i lumtur që Gurishta është këtu me ne, sepse ai është jo vetëm kapiten, por edhe shtyllë e skuadrës.

Është gjëja më e mirë që mund të kishim që ai të ishte këtu me ne. Të gjithë janë të gatshëm, por kur të jemi dhe më në formë do të jemi akoma dhe më mirë. Duhet të mundohemi që të bëjmë punën më të mirë për vetën tonë si fillim. Për mua është më e rëndësishme të japim maksimumin, të jemi të përqendruar, të fokusuar dhe më pas frytet e punës sonë do të shihen me kalimin e kohës, gjatë gjithë sezonit.

Kemi punuar mirë në merkato. Ndoshta do të kemi një surprizë në ditët e ardhshme, por nuk mund të flas akoma. Gjithsesi unë jam shumë i përqëndruar për ndeshjen e nesërme fillimisht dhe pastaj do shohim për javën tjetër. Sigurisht që trofeu do vijë nesër në Shkodër.”

Në konferencën për shtyp, së bashku me trajnerin ishte edhe kapiteni Erdenis Gurishta, i cili shpreson të ketë edhe mbështetjen e tifozëve:

“Të them të drejtën të gjithë mezi po e presim ndeshjen. E dëshiroj shumë këtë trofe. Jemi të motivuar. Të gjithë duken në formë. Besoj se do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve tanë.”

Në “Elbasan Arena” do të jenë vetëm 30% e kapacitetit të stadiumit, përafërsisht 3 mijë tifozë. Priten rreth 1500 tifozë në Shkodra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb