Deri tani gjërat kanë shkuar mirë, madje shkëlqyeshëm. Thomas Brdaric në aventurën e parë shqiptare dhe Vllaznia e tij kanë tejkaluar pritshmëritë dhe pas 11 javëve të para të Superligës kryesojnë të vetëm tabelën e renditjes me 25 pikë, 6 më shumë se ndjekësit më të afërt të Partizanit. Por për ta mbyllur si duhet vitin 2020, tekniku i skuadrës shkodrane pret edhe një dhuratë të fundit, fitoren në “Klasiken” kundër Tiranës.

2. Kalendari Si Aleat Luan Kunder Apolonise, Te Vllaznia Kerkojne Shkeputjen
2. Kalendari Si Aleat Luan Kunder Apolonise, Te Vllaznia Kerkojne Shkeputjen

“Deri tani kemi luajtur në maksimumin tonë, kemi dhënë gjithë fuqinë dhe forcën tona teksa besoj se nesër do të bëjmë të njëjtën gjë dhe do jetë i njëjti rezultat”, ka thënë Brdaric. Në ndeshjen e parë Vllaznia mundi Tiranën 3-2, falë një goli në minutën e fundit shtesë. Ajo humbje është kujtuar nga trajneri bardheblu Nevil Dede, por Brdaric nuk ka dashur t’I përgjigjet kolegut të tij.

2. Arratia E Vllaznise Shkodranet Forcojne Kreun, Brdaric Mesazh Sulmit
2. Arratia E Vllaznise Shkodranet Forcojne Kreun, Brdaric Mesazh Sulmit

“Nuk kam asnjë mesazh për trajnerin Dede, secili ka idenë e vet. Është një ndeshje historike e rëndësishme dhe të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk kam asgjë specifike për t’I thënë trajnerit”, ka vijuar tekniku i Vllaznisë. Brdaric pret dhuratën nga skuadra e tij, por ka edhe një urim për vitin e ardhshëm. “Të vijojmë të njëjtën rrugë që kemi nisur. Shëndeti I lojtarëve dhe të gjithëve që merren me këtë punë ka rëndësi. Këtë punë duhet ta vazhdojmë”, ka thënë Brdaric.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb