Thomas Brdaric tregon anën e errët të futbollt shqiptar në mediat gjermane. Trajneri i Vllaznisë, në një intervistë për “Die Rheinpfalz”, ka komentuar aventurën e tij te skuadra shkodrane. Gjermani është shprehur se është krenar që e mori skuadrën nga hiçi dhe e dërgoi në Kupat e Europës.

Përveç disa fjalëve të mira për vendin tonë, Brdaric thotë se stërviten në një fushë në pyll dhe disa herë luajnë në fshatra, ndërsa edhe rrogat për të dhe lojtarët ka raste që vonohen.

“Ushqimi shijon më tepër gjithmonë pas një fitore. Nëse sjell një ekip nga askundi dhe e dërgon në Europë, sigurisht që ndihem krenar. E mendova si një mundësi dhe sfidë të madhe Vllazninë.

Brdaric 2

Përshtypja nga Shqipëria? Sa vjen këtu e vëren lehtë sesa i bukur që është ky vend. Por nuk është një vend profesional. Stërvitemi në një fushë në pyll dhe në livadhe. Shqiptarët janë shumë mbrapa kur bëhet fjalë për terrenet stërvitore.

Kemi stadiumin e Vllaznisë që i përgjigjet kushteve europiane, por ndonjëherë luajmë në fshatra. Ka raste kur rrogat nuk vijnë dhe kjo është arsyeja se përse i ftoj lojtarët për darkë”, u shpreh Brdaric.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb