SARANDË

Pas operacionit “Bregdeti Ynë”, IKMT ka nisur pastrimin e mbetjeve të krijuara pas objekteve të shembura në Sarandë, Ksamil, Kanalin e Çukës, Berdanesh dhe Manastir.

Gazetarja Shpresa Dine, raporton për “BalkanWeb”, se prej dy ditësh, aksioni i pastrimit po vijon punën normalisht, e kryesisht nuk është regjistruar asnjë pengesë.

Ky operacion, pritet të përfundojë në fund të qershorit, në mënyrë që të mos ndikojë te turistët që do të zgjedhin për të pushuar në bregdetin e Jugut këtë verë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb