Budva – “Ky vit ka qenë më ndikuesi për Ballkanin Perëndimor, duke shënuar pikën e shumëpritur të kthesës drejt përmbushjes së angazhimeve të marra nga qeveritë e rajonit, për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM).

Me integritet, kolegjialiteti dhe kompetencë – tre fjalë të traditës dhe sfidës- ne si KBR, së bashku me organizatat e tjera rajonale e në partneritet të ngushtë me BE u bëmë bashkë për një sfidë që ishte ndyshe nga të tjerat: Të sigurojmë një bashkëpunim rajonal gjithëpërfshirës: Bashkimin e forcave për të përforcuar edhe më tej përpjekjet rajonale”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR), Majlinda Bregu, në hapjen e Takimit të 15-të Vjetor të KBR sot në Budva.

Në nëntor 2022, në Samitin e Procesit të Berlinit, gjashtë krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshjet e lëvizshmërisë, si pjesë e Lëvizshmërisë së Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) – për Lirinë e Lëvizjes me Kartë Identifikimi, për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë, dhe për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Doktorë të Mjekësisë, Stomatologë dhe Arkitektë. Vetëm një muaj më vonë, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, në kuadër të CRM të lehtësuar nga KBR dhe Komisioni Evropian, operatorët e telekomunikacionit nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ballkani Perëndimor nënshkruan Deklaratën Roaming që mundëson reduktimin e tarifat e roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023

“Plani prej katër shtyllash i njoftuar së fundmi nga Presidenti i Komisionit Europian që synon afrimin e rajonit drejt Tregut Unik të BE-së, përputhet plotësisht me përpjekejet e rajonit dhe KBR për të thelluar integrimin ekonomik rajonal si dhe për të pasur gjithnjë e më shumë akses në tregun e BE-së nëpërmjet politikës “phasing in”, e cila mundëson përfitime më të prekshme përpara anëtarësimit të plotë në BE, dhe kjo është për tu vlerësuar. Koha nuk mund të ishte më e duhura, pasi tani jemi duke bërë përmbledhjen e arritjeve të Tregut të Përbashkët Rajonal si dhe po hedhim themelet për fazën tjetër të integrimit brënda Ballkanit Perëndimor si dhe me Tregun e Unik të BE. Ne jemi dëshmitarë ditë për ditë të zhvillimeve të cilat na rikujtojnë se bashkëpunimi rajonal nuk mund të merret si dicka e mirëqenë. Ballkani Perëndimor mund të jetë një skenë e politikave konkurruese dhe mosmarrëveshjeve, madje edhe frustrimeve, por ka një hapësirë të madhe për të vepruar së bashku, të motivuar nga një mirëkuptim i përbashkët për të përparuar – afrimi i njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, flet për perspektivën inkurajuese të ndërlidhshmërisë me qëllim, dhe jo si të rastësishme” përfundoi Bregu.

Përveç Sekretares së Përgjithshëm të RCC-së, e cili kryesoi takimin, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përcolli përmes një video mesazhi urimin ndaj KBR-së për një vit me rezultate mbresëlënëse, duke nënvizuar angazhimin e organizatës për integrimin rajonal dhe përpjekjet në ndihmë të zbatimit të Tregut të Përbashkët Rajonal. “Integrimi ekonomik rajonal i bazuar në rregullat e BE-së e sjell rajonin gradualisht më afër tregut të përbashkët të unionit, përpara anëtarësimit të plotë.” Varhelyi nënvizoi rolin instrumental të KBR-së në arritjen e marrëveshjeve të telefonisë së lëvizshme dhe roaming-ut dhe njoftoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për KBR-në në tre vitet e ardhshme.

Radovan Bogojević, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm për Çështjet Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi që përfaqëson Kryesimin në detyrë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në fjalën e tij hapëse falënderoi KBR-në për mbështetjen dhe Sekretaren e Përgjithshme për angazhimin e saj, duke theksuar organizata po e përmbush detyrën e promovimit dhe afrimit tp rajonit më afër integrimit në BE. Ai komentoi aktivitetet e RCc-së në lehtësimin e zbatimit Tregut të Përbashkët Rajonaë dhe bashkëpunimin e strategjisë 2023.
Dzenk Sejfula, drejtor i BE-së/Iniciativave Rajonale nga Shkupi, përfaqësues i C-i-O-së së ardhshme të SEECP-së, theksoi piketat e tre marrëveshjeve të lëvizshmërisë të sjella në rajon si dhe informoi proceset e ratifikimit të tij, pasi Maqedonia e Veriut është depozituesi i marrëveshjeve. Ai paralajmëroi se SEECP C-i-O e ardhshme e Shkupit do të prezantojë moton dhe prioritetet në takimin ministror që do të mbahet nesër.
Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së do të shpallë sot fituesin e vitit 2022 me çmimin Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek, në ceremoninë speciale të ndarjes së çmimeve që po zhvillohet në Budva. Çmimi Kampion i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek organizohet në bashkëpunim me Ministrinë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë.
Delegacioni i KBR-së, i udhëhequr nga Sekretarja e Përgjithshme, do të marrë pjesë nesër në ngjarjet e SEECP-së – takimi i ministrave të integrimit të BE-së SEECP dhe takimi i ministrave të jashtëm të SEECP, ku pritet të miratohet Raporti Vjetor i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb