“Kemi nevojë që Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së të rrisin mënyrat mbështetëse financiare për para-anëtarësimin, si dhe realizimin e reformave serioze rrënjësore nga ana jonë”. I këtij mendimi është sekretarja e zgjedhur e  Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, e cila ka folur në një intervistë për sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin, duke u ndalur në çështjet problematike por edhe zhvillimin e ekonomik.

Intervista u realizua gjatë Forumit të Sigurisë së Beogradit, ku Znj. Majlinda Bregu ishte një nga folëset.

EwB: Këtë vit morët pjesë në sesionin e Forumit të Sigurisë të Beogradit “Pse më shumë gra”, mbështetur nga ‘Instituti Suedez’ dhe ‘Fondi Kanadez’. Ju do të jeni gruaja e parë në krye të një nga institucionet më të rëndësishme për nismat rajonale në Evropën Juglindore dhe në fjalën që mbajtët gjatë forumit, folët për ndryshimin mes liderit dhe drejtuesit.  Le ta fillojmë me një pyetje të thjeshtë, a jeni ju një lidere?
Mund të vërtetohet me një pyetje të thjeshtë: Si ndihen njerëzit me të cilët punoj? Nëse dikush do donte ta konsideronte veten si një lider, ndoshta do ishte më mirë të tregonte një vullnet më të fortë për të lënë të tjerët të zbulojnë apo të tregojnë më të mirën e tyre.

EwB: Cilat sfida të bashkëpunimit rajonal i konsideroni si më të rëndësishmet?
Do listoja shumë, por i pari vjen stabiliteti. Në këtë linjë, do shtoja edhe mbajtjen gjallë të qasjes së ndërthurur të integrimit në BE dhe zhvillimit rajonal, dhe zëvendësimit të nacionalizmit me një praktikë efektive të bashkëpunimit rajonal dhe konkurrencës së shëndetshme.

Së dyti, vjen zhvillimi ekonomik. Pavarësisht rritjes ekonomike këto vitet e fundit, duke cituar këtu Bankën Botërore, rritja ka arritur një nivel më të lartë, por situata mbetet e brishtë. Vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk janë të suksesshme në këtë gjë, pra ende nuk janë pjesë e një ekonomie tregu konkurruese.

Projektet e energjisë, përmirësimi i infrastrukturës, përmirësimi i aftësive digjitale, mobiliteti, kthimi i rajonit në një destinacion investimi etj janë thelbësore për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm.

“Është i pabesueshëm fakti që gratë përbëjnë rreth 60% të të gjithë popullsisë ‘jo aktive në moshën e punës’ në rajon. Kjo do të thotë se ka një problem të madh me dinamikën e tregut të punës në rajon”.

Nëse përmend sfida të tjera, do doja shumë të shihja një ndërlidhje më të mirë dhe bashkëpunim mes bashkive. Roli i qeverisë lokale në Evropën Juglindore ka evoluar, por ekziston një boshllëk për një strategji të favorshme për programe konkrete. Jo vetëm në evente të ndryshme kulturore, por duke ndarë përvojat, duke krijuar ura komunikimi dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin. Këshilli i Evropës është i interesuar për këtë, ka edhe iniciativa të tjera rajonale të financuara nga BE.

Të mos harrojmë sfidën e madhe për të shtuar më shumë gra në tregun e punës dhe aksesi i tyre në sistemin e drejtësisë.. Përkundër avancimit/përparimit në promovimin e barazisë gjinore në tregun e punës, gratë ende përballen me pengesa për një punësim të përshtatshëm. Është një humbje e pafalshme e kapitalit njerëzor dhe rritjes ekonomike.

EwB: Ka disa iniciativa rajonale, përfshirë këtu ‘Procesin e Berlinit’, por duket se progresi aktual është tepër i ngadaltë dhe shpesh qytetarët e kanë të vështirë të marrin përfitime konkrete për secilën prej këtyre iniciativave. Çfarë mendoni se duhet bërë për ta përmirësuar këtë gjë?
Procesi i Berlinit ka sjellë një dimension të ri për rajonin. Ide të reja të tilla si krijimi i lidhjeve apo kontakteve direkte janë lancuar dhe kanë nisur tashmë. Dialogu politik midis liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor është përmirësuar, për herë të parë 6 liderët politikë u ulën, diskutuan dhe u dakordësuan për projektet rajonale. Megjithatë, disa çështje ndërshtetërore mbeten të pazgjidhura. Shoqëria civile është një vlerë e shtuar për procesin, pasi ndihmon në largimin e modeleve të sjelljes tradicionale në shoqëritë tona dhe ofron një kontribut të pavarur joqeveritar.

Procesi i Berlinit e ka rifreskuar me të vërtetë procesin e bashkëpunimit rajonal, siç thatë edhe ju, jo vetëm në drejtim të zhvillimit ekonomik, por edhe të projekteve në grup dhe zhvillimit të infrastrukturës, madje edhe pajtimit. Kjo e fundit renditet lart në listën e prioriteteve dhe të diskutimeve në rajon.

Por, ne që të gjithë do donim që ato 11 projekte dhe infrastrukturë transporti, pjesë e paketës së agjendës “Fourth Connectivity” të bëhen realitet sa më shpejtë.  Të gjithë do donim që udhëtimet Nish-Prishtina-Durrës ose siç njihet “Autostrada e Paqes” të ishin më të shkurtra, apo të shihnim investimet prej 30 milion eurosh në rrjetëzimin e teknikave të transmetimit (me kapacitet të lartë duke përdorur një gamë të gjerë frekuencash, që mundëson të komunikohen njëkohësisht një numër i madh i mesazheve) në gjithë rajonin. Gjithashtu do donim ta shihnim funksionale zonën rajonale ekonomike. Por për të korrur të gjitha këto përfitime, kemi nevojë që Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së të rrisin mënyrat mbështetëse financiare për para-anëtarësimin, si dhe realizimin e reformave serioze rrënjësore nga ana jonë.

“Një rajon më i fortë, më i sigurt dhe më i zhvilluar para anëtarësimit është një rajon i sigurt, i evropianizuar”

Kjo gjë nuk duhet të shihet thjesht si çështje e dhënies së një shumë parash në disa vende të rajonit, sepse nuk janë vende të pasura. GDP e gjithë rajonit për banor është vetëm një e treta e mesatares së BE-së. Duhet të jetë një (win-win Game), lojë fituese për të dy palët.

Një rajon më i fortë dhe më i zhvilluar përpara anëtarësimit është një rajon më i sigurt, i evropianizuar. Siç tha Komisioneri Hahn, nuk do të ketë “asnjë zbritje” në kriteret e anëtarësimit. Pra, do ishte më mirë ta bënim të vlefshme punën tonë të përditshme.

EwB: Keni qenë ministre e Integrimit Europian dhe Kryetare e Komitetit të Integrimit Evropian në Parlament. Si e shihni perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor pas publikimit të Strategjisë së Komisionit Europian, fjalimit të Presidentit Macron në PE dhe pasi Shqipëria dhe Maqedonia nuk  i hapën negociatat për pranimin në BE?
E konsideroj si tepër të vështirë, por edhe si një detyrë gjeneruese që duhet përmbushur. Ballkani Perëndimor nuk mund të qëndrojë përgjithmonë në një linjë pritjeje për anëtarësim. Sinqerisht, mendoj se biznesi jo gjithmonë siguron stabilitet dhe evropianizim në Ballkanin Perëndimor.

‘Status quo’ ushqen paqëndrueshmërinë, duke e ekspozuar rajonin në një influencë jo-konstruktive të aktorëve të tjerë gjeopolitikë. Formula e duhur do ishte “martesa”, bashkimi i mjeteve të pranimit, me ambicie ekonomike, pastrim politik, po ashtu edhe me vullnet.

Vitin tjetër, duhet të bëhemi gati për disa ndryshime të tjera pasi janë zgjedhjet. Duke folur në aspektin politik, sot nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm se deri në çfarë shkalle qasja populiste anti-evropiane do ketë  ‘sukses’ në ndikimin e tregueve në zgjerimin evropian. Ne thjesht urojmë që ata të mos zhvillojnë fuqitë dhe influencën.

Kjo është arsyeja pse unë mendoj se duhet të këmbëngulim të evropianizohemi, më shumë sesa energjitë në kalendar. Ky është një bast që nuk mund ta fitojmë. Nuk është  ‘ventura’ (kur merr përsipër diçka të rrezikshme) jonë mbi çështjen se kur do ndodhë anëtarësimi, në vitin 2025 apo në vitin 2030. Basti ynë është përmirësimi i standardeve dhe mënyra e jetesës, të implementojmë ato vlera që e bëjnë rajonin një vend më të mirë për të jetuar.

EwB: Përveç shtetit të së drejtës, cilat sipas mendimit tuaj,  janë sfidat më të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor?
Është lufta kundër krimit të organizuar që tejkalon gjithë kufijtë. Krimi i organizuar lëviz më shpejt se sa reformat e qeverisë. Është lufta kundër korrupsionit që po i shkakton politikës së vërtetë humbje terreni dhe kjo gjë po konsiderohet si një problem dhe jo si një zgjidhje.

Ju përmendët sundimin e ligjit dhe të gjithë ne e dimë se reforma e gjyqësorit është përparësia kryesore. Më pas, janë çështjet e lirisë së medias, të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, të një shoqërie civile më të fortë që nuk përndiqet nga politika.

EwB: Por, a mendoni se udhëheqësit tanë e dëshirojnë vërtet evropianizimin e shteteve tona dhe integrimin evropian, apo thjesht duan ta bëjnë sepse duhet bërë?
Siç e thashë, nëse flisni për anëtarësim evropian në lidhje me datat dhe si proces teknik, nuk është diçka që mund t’i bëjë politikanët të fitojnë vota. Nëse angazhohemi për standardet më të mira evropiane, cilësinë e jetës, gjyqësorin dhe institucionet e pavarura, standardet e mira mjedisore, kujdesin shëndetësor, shërbimet, lirinë e medias etj, kjo përbën ndryshim për elektoratin.
E di nga përvoja se një shtëpi e gjatë rrugësh – e cila është procesi i anëtarësimit në BE – e bën të vështirë të jetë një politikan i lumtur dhe entuziast. Nëse standardet evropiane janë një gardh për të kapërcyer, le të jetë. Gardhe të mira bëjnë një politikë të mirë.

E di nga eksperienca se rruga e gjatë për në shtëpi, në këtë rast drejt procesit të anëtarësimit në BE e bën të vështirë që një politikan të gëzohet e të entuziazmohet.  Nëse standardet Europiane janë si një gardh që duhet kapërcyer, ashtu le të jetë. Gardhe të mira çojnë në politika të mira.

EwB: Çfarë duhet të presin qytetarët e Ballkanit Perëndimor nga ju si kryetare e RCC?
Angazhimin tim të fuqishëm personal për të bërë më të mirën e për të çuar përpara agjendën e bashkëpunimit rajonal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb