Dy persona kanë ndërruar jetë ditën e sotme në vendin tonë, pasi kanë rënë nga lartësia. Ngjarja e parë është regjistruar në Vlorë rreth orës 11:00. Mësohet se shtetasi me inicialet M. A., 60 vjeç, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi
Ndërkohë, që një rast tjetër është regjistruar në Tiranë, rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima”.

Burime zyrtare thanë se ka dyshime se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte shtetasja me inicialet L. H., 28 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: