TIRANE- Brenda vitit 2018 pritet të përfundojë procesi i regjistrimit të emigrantëve sa i takon reformës zgjedhore, për t’u dhënë atyre të drejtën e votës.

Ky fakt u bë i ditur pak kohë më parë nga Ministri për Diasporën Pandeli Majko, i cili i ka dorëzuar Komisionit të Reformës Zgjedhore një dokument, që drejtohen nga bashkëkryetarët Oerd Bylykbashi dhe Bledi Çuçi, në formën e një manuali sa i takon procesit të regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Dokumenti në fjalë që tashmë është botuar në faqen e Ministrisë së Diasporës, bazohet në dy pika, që lidhen me mënyrën se si do regjistrohen dhe si do të votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë.

23365001_1639513396099913_1707947348_n-1

Në manual jepen tri mënyra se si mund të bëhet regjistrimi i emigrantëve shqiptarë; kërkesa me postë, postë elektronike dhe paraqitja e tyre në selitë diplomatike të Shqipërisë. Votim do të bëhet në qendra të posaçme të ngritura jashtë Shqipërisë, por edhe me postë. Ky i fundit llogaritet të kushtojë deri në 25 dollarë.

Manuali: http://diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/VOTIMI-I-SHTETASVE-TE-REPUBLIKES-SE-SHQIPERISE-JASHTE-VENDIT.pdf

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: