Rudina Dembacaj festoi dje ditëlindjen e vajzës së saj, Viktoria. Në një ditë speciale si ajo, nuk mund të mungonte festa e personalizuar për 5- vjetorin e saj.
Me disa foto nga festa, Rudina është shafqur me Vikin dhe Markun. “Viki 5 vjeç. Sigurisht që Viktoria u stilua vetë”, ka shkruar Rudina krah fotove nga festa.
Nga pamjet duket se Aleksi nuk ka qenë në festë, por nuk dihet nëse ka qenë një zgjedhje e Rudinës për mos të ndarë foto, apo vërtetë kjo festë i ka gjetur në dy vende të ndryshme kësaj here.
Megjithatë me momentet e ndryshme të publikuara në rrjetet sociale, Rudina dhe Aleksi kanë treguar se janë të dedikuar plotësisht tek lumturia e vajzës së tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb