Oligarku rus dhe pronari i sanksionuar i Chelsea, Roman Abramovich ka qenë miliarder për një kohë të gjatë, e për pasojë ka të gjitha lukset e pasura që vijnë me këtë status, duke përfshirë një avion privat.

Pavarësisht të gjithave, me nisjen e luftës në Ukrainë, ai u bë i njohur mbi faktin që nisi një proces negocimi mes Moskës dhe Kievit. Kjo pas kërkesës së presidentit ukrainas Volodymir Zelensky për një rol të tillë, duke pasur parasysh afërsinë e Abramovich dhe presidentit rus Putin.

Një nga artikujt më mbresëlënës në grupin e tij mahnitës të sendeve luksoze është pa dyshim avioni i madh privat Boeing 787, i blerë në dhjetor të vitit të kaluar.

55-vjeçari u bë njeriu i tretë në planet që zotëronte këtë lloj avioni, vitin e kaluar, raportoi The Mirror.

Dy avionët e tjerë i përkasin qeverisë meksikane dhe një firme charter.

Avioni mund të mbajë 50 pasagjerë, 10 individë pjesë të personelit të sigurisë, 10 punonjës dhe 30 të ftuar.

Ka shumë pak fotografi të pjesës së brendshme të avionit, por dokumentohet se ai përfshin një zonë ndenjëse, një kuzhinë që shërben ushqim të freskët, disa banja dhe dhoma gjumi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb