Ukraina prej më shumë se një muaji po përballet me forcat ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu ka shprehur një mbështetje të madhe për ushtarët e tij duke i dhënë kurajë në përballje me Rusinë, ndërsa është shprehur i vendosur se nuk do ta braktisë popullin e tij dhe se do të luftojë deri në fund për fitimin e lirisë.

Ndërkohë pesë javë pas pushtimit rus të Ukrainës, Zelenksy kalon pjesën më të madhe në bunker, por gjithashtu herë pas herë ndodhet në terren për të parë realitetin e situatës, transmeton BalkanWeb.

Presidenti ukrainas duket se ka fjetur vetëm për “dy orë në ditë” në muajin e kaluar, ndërsa vendi i tij i shkatërruar nga lufta vazhdon të përballet me forcat e Kremlinit.

2

Familja e tij thuhet ishte fshehur diku në Ukrainë për t’i shpëtuar forcave të opozitës, pasi ai ka frikë se gruaja dhe fëmijët e tij do të jenë objektivat kryesore në listat e vrasjeve.

71

Javën e kaluar u raportua se Zelensky dha intervistën e tij të parë për mediat ruse, transmetimi i të cilit u ndalua nga rregullatori shtetëror i medias, Roskomnadzor.

Alexander Morozov, shkencëtar politik dhe anëtar i Qendrës Boris Nemtsov për Studime Ruse (Universiteti Charles, Pragë), e quajti intervistën një ‘ngjarje spektakolare’.

Në një postim në Facebook, Morozov tha: “Është e qartë se Zelensky për 30 ditë ka fjetur dy orë në natë, por ai vendosi të dilte dhe të fliste në mes të pagjumësisë së rëndë.

‘Zoti i dhëntë force. Është e vështirë të përballosh një stres të tillë 30-ditor. Dhe është edhe më e vështirë të qëndrosh i hapur, të mos shkosh në retorikën e zhveshur të urrejtjes. E megjithatë vazhdon të flasë në gjuhën e ‘normës njerëzore’, çiltërsisë, dhimbjes, sinqeritetit.’

9

Ndër të tjera Presidenti ukrainas është i palodhur në thirrjen e tij për veprim ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe pothuajse çdo ditë drejton dialog me kombe të ndryshme, si dhe përditëson popullin e tij rreth situatës në vend. , shkruan Dailymail.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb